Defekti septal
ventrikular(VSD) është një defekt ne murin ndarës të ventrikujve të zëmrës,
ndryshe njihet dhe si një vrimë ne zëmër.
Normalisht ne anën e djathtë të zëmrës kemi gjak të varfër me Oksigjen e
të pasur më dyoksid karboni, nga këtu gjaku pompohet për ne mushkëri për të bëre
shkëmbimin e gazrave, nga mushkrit gjaku kalon ne zëmrën e majtë tash i pasur
me oksigjen e i varfër me dyoksid karboni.
Tek VSD nuk ekziston ky qarkullim, ne VSD gjaku i pasur me oksigjen
serish kthehet ne mushkëri që normalisht nuk ishte dashtë me ndodhë. Ky defekt
mund të dërgoj deri tek zgjerimi i zëmrës, hipertension pulmonar. VSD zakonisht
vërehet ne fëmijëri të hershme.
Shkaku: shumica e VSD-ve janë të lindura, pra lindim më këtë defekt septal, për një
pjesë të rasteve fajësohet gjenetika, një pjesë tjetër mendohet që vjen pas një
ataku të zëmrës.
Faktor rreziku: trego mjekut tuaj nese keni ndonjërin nga te poshtë
cekurit:
·
Mosha:
nëse jeni fëmijë
·
Nëse prindërit
tuaj janë me defekt septal
·
Nëse
keni ndonjë defekt gjenetik p.sh Sindromin Down
·
Përdorni
alkool apo thalidomide gjate shtatzënisë
·
Infeksion
me rubeolë gjatë 3 mujorit të parë të shtatzënisë
·
Diabet
material
Simptomat: një VSD e letë mund ta mos jap simptoma pra të jetë
asimptomatike. Nganjëherë simptomat e VSD-ës ngatërrohen me patologji të tjera
andaj duhet të kemi kujdes gjatë diagnostikimit. Nëse vëreni ndonjë nga këto
simptoma telefono mjekun tuaj:
·
Zhurma
të toneve të zëmrës menjëherë pas lindjes, apo 6-8 javë pas lindjes.
·
Shenja
dështimi të zëmrës gjate foshnjërisë
·
Rritje
e dobët
·
Vështirësi
ne ushqim
Diagnoza: Mjeku juaj do të marr një anamneze për fëmijën
tuaj, pra do të ju pyes si ka ecur sëmundja, do dëgjoj të rrahurat e zëmrës për
të zbuluar zhurmat. Nëse mjeku juaj dyshon ne sëmundje të zëmrës është i
obliguar që të ju kërkoj të bëni një vizite tek mjeku kardiolog pediatër i cili
merret më ketë patologji. Kardiologu pediatër do të beje këto teste: Echokardiografin: test që behët me anë të
ultratingullit për të shikuar madhesinw, lëvizjen e dhomëzave të zëmrës. Elektorikardiogrami: (ECG apo EKG) test
që regjistron punën e zëmrës ne letër. RTG
të gjoksit: për të parë strukturat
kockore ne gjoks. Puls oksimetri: matë
sasinë e oksigjenit ne gjak. Kateterizimi
i zëmrës: behët përmes një tubi të hollë
që futet me dhomat e zëmrës, për te shikuar anomalit e arterieve që furnizojnë
me gjak zëmrën. Analizat e gjakut: e
preferuara të behën.
Trajtimi: Bisedoni
me mjekun tuaj për një planë të mirë për trajtimin e VSD-ës. Trajtimi përfshinë:
duhet te kemi parasysh që shumica e VSD-ve mbyllen vetvetiu, po këtu duhet
pasur kujdes, pasi zemra juaj mund të dështoj se funksionari. Kur duhet të
ndërhyhet ne mënyrë kirurgjike ? Edhe kjo pyetje ka përgjigje, duhet ndërhyrë
ne mënyrë kirurgjikale kur VSD është e madhe pra kur ka simptomatik të shprehur
apo atëherë kur VSD nuk mbyllet brenda 1 viti. Trajtimi kirurgjik behët me
zëmër të hapur, duke harrnuar atë pjesë te ventrikulit defektoz. Vend të rendesishem ne mjekim ka zënë dhe
ushqimi efikas, këtë mjaft mirë e mbulon qumështi i gjirit të nënës, andaj nëna
nëse keni një femije me VSD mos ja nderpreni gjirin, qumështi i gjirit tuaj i
ndihmon bebes tuaj.
Parandalimi: VSD të lindura nuk mund të parandalohen pasi edhe
mënyra se si vjen është mister, ndërsa VSD të fituara më se miri mund të
parandalohen duke u mbrojtur nga ataku i zëmrës.
No comments:
Post a Comment