Click

Breaking News
recent

Arahniti spinal

Arahniti kronik spinal është process inflamator jopurulent i meningjeve të buta.
Etiologjia: janë shumë të ndryshëm shkaktarët ëe e provokojnë arahnitin: traumat, agjensët kimik, sëmundjet dhe tumorët e medullës spinale, hemorragjia, meningjiti viral, bakeremikose sifilitik. Mund të jetë edhe crregullim i trashëguar.
Klinika: simptomat dhe shenjat i përgjigjen kompresionit të lokalizuar të medullës spinale dhe dëmtimit difuz të rrenjeve spinale prej cistave të mbushura me lëngje dhe adezione. Kur preken rrënjët e pasme të parat simptomat e dëmtimit janë sit ë tufave të pasme.
Ecuria është progressive me zhvillim të përshkallëzuar të sindromit spastik dhe dëmtim të sfinkterit. Njëkohësisht mund të lajmërohen edhe atrofi me fascikulacione, së bashku me reflekse muskulare  të rritura. Sic shihet ky sindrom mund të përngjaj në tumor të medullës spinale, siringomieli dhe sklerozë multiple.

Shërimi: është kirurgjik për arahnitin e lokalizuar. Shihet përmirësim me dhënie të kortikosteroideve intratekal.
dr.Dukagjin Zeqiraj

dr.Dukagjin Zeqiraj

No comments:

Post a Comment

Powered by Blogger.