BCG vaksina është vaksinë bakteriale e dobësuar e vetmja
e këti lloj që përdoret në Kosovë. Vaksina njihet si BCG në bazë asaj që përmban
dhe atyre që e kanë zbuluar: B-Bacillus, C-Calmette, G-Guerin, e cila
parandalon apo dhe lunfton Tuberkulozin.
Kur dhe kush
duhet të vaksinohet: kryesisht aplikohet tek femijet gjegjësisht
foshnjet e në diten e 3-7 të lindjës jo më gjat se 1 vit. Vaksina mund të
aplikohet edhe në rast të indikacionit pra kur një rast nuk mund të trajtohet
me terapi, apo kur rrezikohet që të përhapet dhe tek të tjeret. Grupe të tjera
që duhet të vaksinohen janë punëtoret shëndetësor dhe ata të cilet punojnë në
laboratoret gjegjëse. Te ne në Kosovë vaksinimi zakonisht bëhet në një dozë.
Rivaksinimi duhet bërë në moshen 7 vjecare, rivaksinimi i dytë në moshen 13
vjecare, në raste të veqanta dhe në moshën 19 vjecare.
Rreziqet e
BCG-es: mund të shkakton alergji lokale në vendin e aplikimit,
pra efektet e saj anësore janë:
·
Nyje limfatike të fryera
·
Skuqje në vendin e injektimit
·
Ethe
·
Dhimbje gjat urinimit
·
Dhimbje abdominale, vjellje
·
Efekt më i rëndë anësor është vdekja apo
sëmundje serioze
Kundërindikacionet: ata të cilet nuk guxojnë të marrin këtë
vaksinë janë:
·
Përsonat me imunitet të dobësuar
·
Përsonat me HIV-AIDS
·
Ata të cilët kanë transplantuar organe
·
Shtatzënat
No comments:
Post a Comment