Click

Breaking News
recent

A është vagina ime normal ?!

Dr. Suzy Elneil doktorr në University College Hospital , Londër, ka punuar me shumë gra, dhe ka ardhë në përfundim që nuk ka dy vagina të njejëta, pra më këtë kuptojmë qe secila grua ka një vaginë qe dallon nga të tjerat. E dim që vagina është krijuar për të realizuar lindjet, periodat menstruale dhe për të realizuar marrëdhënie seksuale. Pra asnjëher mos e krahasoni vaginen tuaj me të dikujt tjetër, ajo është unike.
Vagina dhe vulva: organet gjenitale femërore ndahen në të mbrendëshme si: mitra, ovaret, kanali i vaginës, dhe në ato të jashtme ku hynë: hapja e vaginës, buzët e medha dhe të vogla( labia ) dhe klitroi qe me një fjalë mund të quhen si vulvë. Vagina është një tub me gjatësi rreth 8 centimetra, e cila çon nga vulva deri në qafën e mitrës. Vagina është shumë elastike, kjo do të thot që ajo shumë letë mund të ndërroj formën e saj, gjatë lindjës apo pranimit të penisit. Dr. Elneil thot që vagina ndryshon në formë dhe ngjyrë, ka nga ato me formë vezake të vogla, cilindirke të mëdha, në baz të ngjyrës ato mund të jenë rozë e letë, kafe apo në të kuq e mbyllët. Por rëndësi ka që të gjitha kanë të njejtin funksion. Mos harroni ushtrimet e pelvikut mbajnë në formë vaginen tuaj, në një mas më të vogel dhe ushtrimet e tjera.
A duhet të shqetësohem për madhësin e buzeve (labia): edhe kësaj pytje i është përgjigjur Dr.Elneil, JO, nuk duhet shqetësuar. Labia ndryshon nga një femër në tjetrën. Labia të mëdha në raste të rralla mund të jenë pengesë në punë, p.sh gjatë qëndrimit ulur, por janë shumë të rralla. Nëse keni probleme të tilla konsulto mjekun tënd gjinekolog.
Lengjet vaginale: është normale që të ketë shkarkim vaginal gjatë ciklit menstrual, gjithashtu cilësia dhe sasia mund të ndryshoj, por nëse vereni ndryshim të ngjyrës apo erës, pa humbë kohë kontakto mjekun tënd gjinekolog.
Kruajtjet vaginale: një vaginë normale nuk duhet të ketë kruarje, kruarjet zakonisht janë shenjë e infeksioneve, apo e ndonjë shkaku tjetër. Dr.Elneil për këtë thot: kruajtjet mund të jenë probleme gjenerale pra si shkak i ndonje ekzanteme, apo mund të jenë dhe shkak i ndryshimeve tumorale në këtë regjion, p.sh neoplazma intraepiteliale vaginale, e rëndesishme të gjitha këto kanë nevojë për trajtim, pra nëse kruajtja vazhdon mos humb koë kontakto mjekun tënd gjinekolog.


dr.Dukagjin Zeqiraj

dr.Dukagjin Zeqiraj

No comments:

Post a Comment

Powered by Blogger.