Click

Breaking News
recent

Alopecia areata

Është rënie e flokëve në trajte të arave apo fushave. Vërehet shpesh, ka zhvillim kronik, shenjat subjektive mungojnë.
Shkaktari: ose faktori provokues mund të jetë shqetësimi shpirtëror, çrregullimet hormonale dhe ato imune, trashëgimi, pezmatimet fokale( tonzilliti, sinusiti, qelbëzimi rreth dhëmbëve).  
Shenjat klinike: paraqitet më fusha të kufizuara mirë të madhësisë se ndryshme, ku flokët mungojnë krejtësisht. Me sy nuk mund të vërehen ndryshime në lëkurë. Alopecia më shpesh shfaqet në pjesën e kokës me flok dhe në mjekër.
Prognoza: e sëmundjes është kryesisht e mirë. Trajtat malinje mund të jenë rezistente ndaj çdo lloj mjekimi.
Mjekimi: behët në shumë mënyra. Provohet me qetësues, antibiotik, vitamina gjegjësisht vitamin A, imunodifikues, zink sulfat. Ndryshimet mund të lyhen me yndyrë ngacmuese ose vitaminoze.



dr.Dukagjin Zeqiraj

dr.Dukagjin Zeqiraj

No comments:

Post a Comment

Powered by Blogger.