Click

Breaking News
recent

8 shënjat e hershme të një shtatëzanie

Sigurisht të gjithë e dimë që metoda me e sigurt është testi I shtatëzanisë, po ka shumë raste që ky test nuk mund të bëhet. 8 shënjat që flasin për një fillim shtatëzanie janë:

Lodhja: Prof Gross Glir thotë: ndoshta shënja e parë e një shtatezanie është lodhja. Donnica Moore thotë: kjo lodhje gjatë shtatëzanisë nuk është mirë të trajtohet me kafein (kafe) të tepruar nëse dyshoni qe jani shtatëzen, praktoni që të pushoni sa më shumë qe mundeni.

Të shqetësuara nga ushqimi: shumica e femrave raportojnë se kanë shqetësim kur shohin frigoriferin e tyre apo ndonjë restorant, kjo ndodhë në fillim të shtatëzanisë. Kjo mund të vie si shkak I rritjës së hormonit beta-HCG, thotë: Moore. Gjëja më e mirë qe mund të beni në këtë rast është të rrini të qeta e të mirrni atë që ju konvenon.

Ndjeshmëria në aroma: shënja e 3 është njdeshmëria ndaj aromave të mira dhe ndaj të këqijave, kjo bënë gruan shtatëzën që të ndjejë me shpejtë aromen e duhanit, parfumit apo aroma të tjera thotë Moore. Kjo vjen si shkakë I rrijtë së hormoneve. Krejt ajo qka ju duhet të bëni është që të ju shmangeni këtyre aromave, pasi disa prej tyrë mund edhe të dëmtojnë bebin tuaj si p.sh aroma e cigars.

Nauze, të vjellat: shenjë që shfaqët pothuajse në fillim te një shtatëzane është vjellja dhe të përzirat. Edhe kjo ndodh si shkak I rritjës së hormoneve. Këto të vjella zgjasin deri në javën e 19 të shtatëzanisë. Që ti pakësojm apo shmangim këto përzije e të vjella preferohet që për asnjë moment stomaku I një nënë shtatëzën të mos jetë bosh, pra praktikoni të hani rrallë e ngapak. Një rrugë tjetër që mund të ju dërgoj deri në të vjella janë edhe vitaminat që ju merrni gjatë shtatëzanis, andaj preferohet që këto vitamina të mirren pasi që të keni ngrënë buk, thoë Moorë. Nëse të vjellat janë të shumta e të shpeshta kontaktoni gjinekologun tuaj që të shmangët kjo.

Butësi dhe ajtje e gjirit: kjo është një shënjë tjetër e shtatëzanisë, gjëja më e mirë që mund të bëni në këtë rast është që të I bëni masazh gjirit.

Urinim I shpesht: kjo ndodhë pasi kemi rritje të mitrës( vendi ku rrin bebi) kjo e fundit bënë presion në fshikzën e urinës( qesja e urinës) qka e detyronë nënë shtatzënë të urinoj më shpesh. Nuk ka asnjë rrugë për të ju shmangur kësaj qeshtje, ju duhët të urinoni para së të shkoni në shtrt, mund të ndodh që gjatë natës keni nëvoj që prap të urinoni, thotë Dr. Xavier Pombar.

Zënja e frymës: disa gra kanë këtë problem qysh në filli të shtatëzanisë apo gjatë gjithë shtatëzanisë, kjo ndodhë parë arsye se rritet nëvoja për oksigjen si shkak I bebit. Për një problem të tillë duhet të konsultohet mjeku juaj pasi është një qeshtjë delikate. Një shënje serioze është kur ju keni probleme më frymarje edhe gjatë kohës kur jeni e shtrirë.


Ndryshimet fizike: si shënje e fundit e renditur në këtë shkrim janë ndryshimet fizika që fillim ndodhin në vaginën tuaj, duke I ndryshu ngjyra e saj, pastaj klinicisti e shikone butësin e vaginës. Po si simtoma e parë dhe më e rëndesishme është prishja e rëndit të ciklit tuaj menstrual.
dr.Dukagjin Zeqiraj

dr.Dukagjin Zeqiraj

No comments:

Post a Comment

Powered by Blogger.