Click

Breaking News
recent

Egzaminimet e gjirit

Topografikisht gjiri ndahet në katër kudrante: a) i sipërmi i jashtëm apo lateral, b) i sipërmi i brendshmi apo medial, c) i poshtmi i jashtmi apo lateral, c) i poshtmi i brendshmi apo medial dhe d) pjesa qendrore e cila përfshinë areolën dhe mamillën.
Anatomia e gjirit

Me rastin e shiqimit fizikal të gjirit femra duhet me qenë e deshur deri në bel. Duhet me i shiquar të dy gjinjët dhe nyjet limfatike regjionale.
Palpimi dhe mamografia e gjirit

Nëse tumori është i fiksuar për lëkurë, lëkura në atë vend është e tërhequr (retrakuar). Nganjë herë tërheqja e filluar më mirëshihet nëse femra përkulet pak përpara, apo nëse lëkura mbi tumor kapet me gishtin e madhë dhe me atë tregues. Fiksimi i tumorit për bazë hulumtohet në atë mënyrë që femra i vendos duart në bel dhe i kontrakton muskujt e mëdhenjë pectoral. Te tumori në kuadrantin e poshtëm të jashtëm lëvizshmëria e tumorit ndaj bazës hulumtohet ashtu që e sëmura me dorën e saj shtyp fortë supin e mjekut.
Me rastin e shiqimit të nyjeve limfatike mjeku qëndron përpara të sëmurës dhe me majet e gishtërinjëve të dorës së djathtë palpon aksillën e majtë,  kurse me dorën e majtë aksillën e djathtë. Gjatë palpimit të aksillës e sëmura së pari e ka të lëshuar dorën, e pastaj e ngritë. Nëse nyjet limfatike janë të rritura, duhet përshkruar madhësinë dhe numrin e nyjeve të rritura, dhe me konstatuar se a janë të ngjitura në mes veti dhe për bazë. Pastaj shiqohen nyjet limfatike supraklavikulare.

Me respekt!

dr.Dukagjin Zeqiraj

dr.Dukagjin Zeqiraj

No comments:

Post a Comment

Powered by Blogger.