Delirium tremens është çrregullim i rendë i trurit që paraqitet tek përdoruesit kronik te alkoolit të cilët vendosin ta lenë alkoolin papritmas. Ky lloj i deliriumit është mjaft serioz dhe mund të shkaktoj vdekje. Zakonisht paraqitet në 5-10 % të përdoruesve kronik( për një kohë të gjatë) të alkoolit.
Shkaku: pra siç u tha dhe më sipër shkaku kryesor i paraqitjes së këtij deliriumi është ndërprerja rapide e alkoolit tek ata që e kanë konsumuar për një kohë të gjatë në sasi relativisht të madhe.
Faktorët e rrezikut: pra faktorët qe e rrisin këtë delirium janë:
* Histori e kaluar e delirium tremensit
* Sëmundje tjera organike
* Dëmtimi i trurit
Simptomat: zakonisht paraqiten 1-3 dite pas ndërprerjes apo pakësimit te sasisë se alkoolit, simptomat më të shpeshta janë: ankthi, konfuzioni, deliriumi, përgjumësia, ëndërrta e këqija, agjitimi, ethet, halucinacionet( perceptim i ndonjë zëri apo objekti qe ne realitet nuk ekziston), iluzionet( zëri dhe objekti ekzistojnë por jo siç janë në realitet), tremor( dridhje) e duarve kokës apo pjesëve tjera të trupit, takikardi( te rrahura të shpejtuara të zëmrës), nauze ( mundim për të vjelle), takipne( frymëmarrje e shpejtuar), hipertension, temperaturë. Këto ishin disa nga simptomat e delirium tremens.
Diagnoza: për vendosjen e diagnozës zakonisht fillojmë me anamnezë, teste plotësuese janë: Hemogrami( pasqyra e gjakut), për të parë punën e mëlçisë dhe elektrolitet. Metoda definitive është CT.
Trajtimi: shpesh herë është i vështirë, pavarësisht terapisë deliriumi vazhdon me simptomat e tija për 5-7 dite. Pastrimi nga deliriumi mund tw zgjas 12-24 ore apo dhe 2-10 dite. Zakonisht trajtohet nw këto mënyra: si medikamente ipen: sedativ ( qetësues) dhe aspirinë (për të ulur ethet). Jepet dhe vitamin e fluide: glukozë, vitaminë C dhe B-kompleks( tiamina B1), magnezi. Si masë tjetër është rehabilitimi i cili mund te behet ne shtëpi dhe spital.

No comments:
Post a Comment